“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Martesa e gruas me burrin i cili është më i ri se ajo

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-lika esh-Shehri (26)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një djalë i ri më ka kërkuar për martes mua dhe ai është tre vjet më i ri se unë. Në vendin tonë është traditë që gruaja të mos jet më e vjetër se burri. Kam frikë se kjo traditë do të ndikojë në martesën tonë. Çfarë më këshilloni në qoftë se ky burr ka një fe të mirë?”

Përgjigje: ”Unë ju këshilloj për të rënë dakord për t’u martuar me këtë njeri dhe sidomos në qoftë se ai është i rritur, edhe pse ai është tre vjet më i ri se sa ju. Unë e kujtoj atë se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) u martua me Khatixhen kur ai ishte 25 e ajo ishte 40.Të gjithë fëmijë e tij përveç Ibrahimit ai i kishte me të. Ai kurrë nuk u martu me ndonjë tjetër përderisa ajo ishte gjallë. Ai u martua vetëm pasiqe ajo kishte vdekur. Prandaj unë them se ti ke një shembëlltyr në Khatixhen. Nëse personi që kërkon dorën tënde ka një fe dhe karakter të mirë, ti duhet ti mbështetesh Allahut dhe ta pranoshë atë. Të gjitha traditat që  kundërshtojnë Sheriatin janë të kota dhe ato duhet të injorohen.”

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram