Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Meseil-ul-Imam Ahmed (3/1135-1136)1
Përktheu: Valdet Gashi
1574 – E pyeta babain tim (imam Ahmedin) për një burrë që e divorcon gruan e tij për herë të tretë dhe nëse a i lejohet atij që të martohet me motrën e saj gjatë periudhës së pritjes së gruas së tij.
Ai u përgjigj: “Ai nuk duhet të martohet me motrën e saj derisa të mbarojë periudha e pritjes së gruas së divorcuar.”
1575 – E pyeta babain tim për një burrë që divorcohet nga gruaja e tij shtatzënë dhe nëse i lejohet atij që të martohet me motrën e saj.
Ai u përgjigj: “Nuk i lejohet të martohet me motrën e saj derisa ajo të lindë.”