Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h er-Rab el-Uadud (2/132)
Përkthe: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Unë kam marrë leje nga shteti që të martohem me një grua që jeton jashtë Arabisë Saudite. Unë kam dëgjuar një fetva që thotë se martesa me një grua që nuk e falë namazin është e pavlefshme. A është kjo fetva e saktë?
Përgjigje: Po, kjo fetva është e saktë. Nëse ka një kontratë martesore në mes të dy bashkëshortëve dhe njëri prej tyre nuk e falë namazin martesa konsiderohet të jetë e pa saktë.
Kjo është për shkak se ai i cili nuk e falë namazin është kafir duke u bazuar në fjalën e profetit ﷺ:
”Pakti mes nesh dhe idhujtarëve është falja e namazit, ai që braktis namazin ka bërë kufër.”
”Midis një burri dhe mosbesimit është braktisja e namazit.”