Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Martesa me pasuesit e Librit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://youtu.be/NzBL1p8Oaa0

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejuar për burrin mysliman, të martohet me një grua mushrike nga pasuesit e librit, qoftë ajo çifute apo e krishtere?”

Përgjigje: “Është e lejuar martesa me çifute dhe të krishtere nga pasuesit e librit, nëse ajo është e ndershme, e dëlirë dhe e lirë (që nuk është robëreshë), duke u bazuar në fjalën e Allahut në suren el-Maide:

الْيَوْمَ أُحِلَّ لَكُمُ الطَّيِّبَاتُ وَطَعَامُ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ حِلٌّ لَّكُمْ وَطَعَامُكُمْ حِلُّ لَّهُمْ وَالْمُحْصَنَاتُ مِنَ الْمُؤْمِنَاتِ وَالْمُحْصَنَاتُ مِنَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ إِذَا آتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَافِحِينَ وَلاَ مُتَّخِذِي أَخْدَانٍ وَمَن يَكْفُرْ بِالإِيمَانِ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therurat) e ithtarëve të Librit janë të lejuara për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lejuara për ta. Gjithashtu edhe besimtaret e ndershme i keni të lejuara, por edhe ato që janë të ndershme prej atyre që u është dhënë Libri përpara jush, pasi që t’ua jepni mehrin me nderë e fisnikëri, e jo të bëni amoralitet me to dhe t’i merrni si mikesha (dashnore).  E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.” (5:5)

Nëse femra është e ndershme, e dëlirë dhe martohet me një mashkull të ndershëm, nuk ka asgjë të keqe.

Mirëpo, të martoj një myslimane është më e parësore, për shkak se ajo (çifute apo krishtere) ndoshta fëmijët mund t’i thërrasë në fenë e saj të rremë. Pra është më mirë të martoj një myslimane të pastër, por është e lejuar të martoj edhe një femër nga pasuesit e Librit.”

Shpërndaje: