Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Martesa me të afërmit – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Fataua alal-Haua 1435-12-28

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-28-12-1435-01_01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Ky pyetës po thotë o shejkh, se unë dua të martohem, porse disa persona më kanë këshilluar që të mos martohem me ndonjë nga farefisi im, duke më thanë se ato janë të afërm dhe se është gabim apo se fëmijët lindin me mangësi. Cili është mendimi i shejkhut rreth kësaj gjëje?”

Përgjigje: ”Këto janë thashetheme të kota. Profeti salAllahu alejhi ue selem u martua me të afërmet e Tij, gjithashtu vajzën e Tij Fatimen e martoi me Alij Ibn Ebi Talibin.

Martesa midis të afërmve është e lejuar dhe as nuk ndodhin mangësi për shkak të saj (martesës) dhe për këtë falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Ato jano thashethemeqë nuk kanë aspak origjinë. Po!”

Shpërndaje: