Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Ahkam minel-Kuran el-Kerim (2/114)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
“Mos i martoni muslimanet me idhujtarë, gjersa ata të bëhen besimtarë.” 1
A është e lejuar që të martohet një grua besimtare me një mëkatar? Po, kjo është e lejuar sepse mëkatari në thelb beson. Ekziston vetëm një përjashtim; laviri. Asaj nuk i lejohet që të martohet me të derisa të ai të pendohet.
Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:
“Laviri martohet vetëm me laviren ose me mosbesimtaren, e me laviren nuk martohet askush pos ndonjë laviri ose mosbesimtari. Një gjë e tillë është e ndaluar për besimtarët (musliman).” 2
1 2:221
2 24:3