“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Martesa mes njerëzve dhe xhinëve dhe zinaja mes tyre

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=22

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejuar për një musliman, burrë apo grua që të martohet me një xhin musliman, burrë apo grua?”

Përgjigje: “Ka mendime të ndryshme mbi këtë çështje, e cila është përmendur në librin ”Kitab-ul-Hajuan”. Kjo me sa duket është e lejuar.

Lidhur fjalët e Allahut (te’ala):

وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً

” Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë.” 1

kështu që kjo begati është më e madhe, domethënë që njerëzit të martohen me njerëz dhe xhinët me xhinët. Prandaj kjo dhuratë është më e madhe. Por në qoftë se një njeri, burrë apo grua, martohet me një xhin, burrë apo grua, ne nuk kemi asnjë dëshmi në Sheriat që e ndalon këtë. Megjithatë Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) e urrente që gruaja shtatzënë me xhin të dalë jashtë në mënyrë që njerëzit të pyesin se kush e bëri atë shtatzënë – ajo është e martuar me një xhin! Është e vërtetë se kjo mund të hapë rrugën për zina dhe akuza.”

Pyetje: “Si bëhet kjo martesë?”

Përgjigje: “Nëse ajo ka një kujdestar, i dërguari (salAllahu alehi ue selem) ka thënë:

”Martesa nuk është e vlefshme pa kujdestar.”

Në qoftë se ajo nuk ka një kujdestar, i dërguari (salAllahu alehi ue selem) ka thënë:

”Sundimtari është kujdestar për personin të cilës i mungon kujdestari.”

Në qoftë se nuk ka as kujdestar e as sundimtarë, në qoftë se që të dy refuzojnë që ta martojnë atë, ajo mund të caktojë një vëlla të drejtë, njeri apo xhinë, si kujdestar.

Lidhur me disa gra xhinesha të cilat e duan një burrë nga njerëzit fillojnë ta xhindosin atë, kështu që kjo është e ndaluar dhe zina. Gjithashtu, ka burra prej xhinëve që e duan një grua prej njerëzve dhe fillojnë ta xhindosin atë. Kjo gjithashtu është zina, shqetësim i njerëzve dhe gjë e ndaluar.”


1 Er-Rum 30:21

Shpërndaje: