Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligerata: Sherh Umdat-il-Fikh (7)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdt–15041434.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu (Subhanehu ue Te ala) ka thënë:
وَاللَّائِي يَئِسْنَ مِنَ الْمَحِيضِ مِن نِّسَائِكُمْ إِنِ ارْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَاثَةُ أَشْهُرٍ وَاللَّائِي لَمْ يَحِضْنَ
”E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion.” 65:4
A i kundërshton ky ajet ata të cilët ndalojnë martesën me të miturit?
Përgjigje: Po:
وَاللَّائِي لَمْ يَحِضْنَ
”… e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion.”
Ajeti ka për qëllim të miturit. Atyre që nuk u kanë ardhur gjakderdhjet e ciklit për shkak të moshës së re. Ky është një refuzim i qartë. Kush është ai që ndalon martesën me të miturit? Ai ka një kundërshtim ndaj dispozitave të Allahut? Ai e bën këtë nga epshi dhe injoranca! Kjo nuk lejohet. Ky është devijim. Kush është ai që ndalon martesën me të miturit? A e ndalon ai një dispozitë të ligjësuar?
Çfarë është argumenti për këtë? Ky është vetëm një shembull i shtirjes dhe protestës së tyre kundër dispozitave të ligjësuara. A duan ata të jenë të mëshirshëm ndaj vajzës së mitur? Babai i saj është më i mëshirshëm ndaj saj. Dhe në qoftë se ka një babai që e marton vajzën e tij për shkak të interesave të dëshirave të veta, apo të interesit të vet, ai duhet të parandalohet. Megjithatë, raste të tilla janë të pakta. Ndërsa që të ndalohet martesa mes të miturve tërësisht është një sulm i guximshëm ndaj dispozitave të Allahut dhe nuk lejohet. Në qoftë se bëhet fjalë për abuzim, atëherë duhet të parandalohet, abuzimi ndalohet edhe me të rriturën.