Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbi tokën që gjendesh merr tejemum

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Feuaidu mint Tefsijr, fq. 277
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu i Lartësuar ka thënë:

فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُواْ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُم مِّنْهُ

“e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhe të pastër dhe fshini fytyrat dhe duart me të.”

Ajeti tregon se tejemumi duhet të merret nga diçka e cila të mbetet në duar. Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Disa dijetarë mendojnë dhe pasojnë atë e cila është e dukshme në ajet, ndërsa të tjerët nuk e llogarisin këtë gjë si një kusht dhe thonë, se tejemumi mund të merre mbi gjithçka, sikurse mbi gurë, mbi tokë dhe të ngjashme edhe pse këto nuk mbesin në duar ashtu sikurse mbetet pluhuri dhe gjëra të tjera.
Mendimi i cili është më afër të vërtetës, është mendimi i parë, i cili përputhet me atë që tregon Kurani dhe Sunneti. Por nëse një tokë e tillë nuk gjendet, atëherë mjaftohemi me atë e cila është në dispozicion, pra, në qoftëse nuk ka dhe me pluhur, atëherë marrim tejemum me rërë, me kripë dhe me gjëra të tjera.

Profeti salAllahu alejhi ue selem udhëtonte në sipërfaqe me rërë pa marrë me vete dhe. Tejemumi merret me atë gjë e cila gjendet në tokën ku je. Nëse tek shuplakat mbetet shumë rërë, atëherë mund t`i fryesh ato në mënyrë që të mbetet vetëm ajo e cila është e nevojshme, gjë të cilën e veproi edhe Profeti salAllahu alejhi ue selem.

Nëse gjendesh në një vend ku toka nuk ka pluhur (sikurse toka e kripur apo me rërë dhe të tjera), atëherë merr tejemum me atë që gjendet (në atë tokë) dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut:

لَا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا مَا آتَاهَا

”Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë.”

Shpërndaje: