Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mblidhen për të ngrënë ushqim te familja e të vdekurit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Fet’h-il-Mexhid (57)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Kur një person vdes, të afërmit dhe miqtë e tij përgatisin ushqim, i ftojnë njerëzit dhe mblidhen te ata (për të ngrënë). A është i ligjësuar ky veprim?

Përgjigje: Ky veprim është bidat. Kjo nuk lejohet. Kjo nuk lejohet. Ndërsa që njerëzit t’u sjellin atyre drekë ose darkë nuk ka të keqe në këtë.

Profeti ka thënë kur Xhaferi -radijAllahu anhu- vdiq shehid shehid:

“Përgatisni ushqim familjes së Xhaferit sepse i ka ndodhur diçka që i preokupon ata.”

Transmeton Ahmedi (6/266), Ebu Daudi (3132) dhe Tirmidhi (998) i cili tha se hadithi është hasen.

Atyre duhet t’u përgatitet ushqim, e jo ata t’u përgatisin ushqim të tjerëve. Një sahabi tha:

“Ne e konsideronim vajtim të mbledhurit te familja e të vdekurit dhe përgatitjen e ushqimit.”

Shpërndaje: