Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: I’anat-ul-Mustafid (1/312-313)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Muslimi transmeton nga Thaubani (radijAllahu anhu) se i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Allahu ma mblodhi tokën mua saqë pash lindjen dhe perëndimin e saj. Mbretëria e umetit tim do të shtrihet aq sa mu mblodh toka mua. Mu dhanë dy thesare; një i kuq dhe një i bardhë.” 1
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk e përmendi veriun dhe jugun. Kjo mund të jetë për shkak se ato janë pak të banuara ose se asnjë pushtimim nuk u zhvillua atje. Pushtimet u zhvilluan në lindje dhe perëndim. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) foli për të ardhmen dhe ai nuk foli nga veja e tij. Kjo dëshmon profetësin e tij në këto mënyra:
1 – Bota iu palos atij (salAllahu alejhi ue selem).
2 – Ai tregoi në lidhje me dominimin e ardhshëm të umetit të tij dhe se si ajo do të ndodhë në lindje dhe në perëndim. Ai informoi në lidhje me këtë, ndërsa muslimanët e kishin pushtuar vetëm Medinën dhe zonën përreth.
Dhe u bë ashtu sikurse ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë. Pushtimet pasuan njëra-tjetrën gjatë dinastive të kalifëve të drejtë, Benu Umejjeh dhe Benul-Abas. Perandoria persiane ra në lindje dhe perandoria romake ra në perëndim. Autoriteti musliman shtrihej përtej Indis në lindje dhe Tanzher (në Maroko) në perëndim. Ajo madje arriti edhe Pyrenees2 (në kufi me Francën), kur muslimanët pushtuan Andaluzin në kohën e Benu Umejjeh. Kjo dëshmon besueshmërin e profetit (salAllahu alejhi ue selem) kur ai tha:
”Mbretëria e umetit tim do të shtrihet aq sa mu mblodh toka mua.”
1 Muslimi (2889). Hadithi i plotë është kështu: “Allahu ma mblodhi tokën mua saqë pash lindjen dhe perëndimin e saj. Mbretëria e umetit tim do të shtrihet aq sa mu mblodh toka mua. Mu dhanë dy thesare; një i kuq (pushtimi i Persisë) dhe një i bardhë (pushtimi i Romakëve). E luta Zotin të mos e shfarosë umetin tim tërësisht me vdekje urie dhe që Ai të mos lejoi një armik të jashtëm (kufarët) të pushtojë radhët e tyre (të shfarosin Islamin dhe muslimanët tërësisht). Zoti im më tha: “O Muhammed! Në qoftë se Unë e marrë një vendim ai nuk ndryshohet. Unë kam pranuar që umeti yt të mos shfaroset tërësisht me vdekje urie dhe që Unë nuk do të lë një armik të jashtëm të pushtojë radhët e tyre edhe nëse të gjithë do të bashkohen kundër tyre, derisa ata vetë të fillojnë të vrasin dhe të robërojnë njëri-tjetrin.“