Alameh Abdurr-Rrahman bin Nasir Es-Sa’di (v. 1376)
Tejsir-ul-Kerim, fq. 937
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës kur kaplon terri, dhe nga sherri i falltarëve që fryjnë në nyje (duke bërë magji), dhe nga sherri i smirëziut kur vepron me smirë.” Felek, 113:1-5
Ziliqar është ai që dëshiron që personi të cilit Allahu i ka dhuruar një mirësi apo dhunti, ta humbasë atë. Prandaj ai përpiqet që t’ia largojë atë mirësi. Prandaj është e nevojshme t’i kërkojmë mbrojtje Allahut -te ala- nga e keqja dhe kurthet e smirëziut.
Në të njëjtën kategori bën pjesë edhe ai që i merr mësysh njerëzit. Mësyshi buron vetëm nga një natyrë ziliqare dhe dashakeqe dhe nga një shpirt i lig dhe i neveritshëm.
Kjo sure përfshin kërkimin e mbrojtjes tek Allahu nga çdo lloj e keqeje, qoftë e përgjithshme apo specifike. Ajo gjithashtu dëshmon se magjia është realitet dhe se njeriu mund të preket prej saj. Prandaj njeriu duhet t’i kërkojë mbrojtje Allahut nga magjia dhe magjistarët.