Alameh Muhammed Ibn Abdil-lah Es-Subejjil
Rasa’ilun fil Akijdeti ued Daueti, fq. 173-174
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A është e vërtetë se nëse personi i cili merr mësysh të tjerët nuk i ikën mësyshi (që ka marrë të tjerët) për një kohë të gjatë, pra, mësyshi nuk largohet derisa të vdes ai i cili i ka marrë mësysh?
Përgjigje: Ne nuk dimë asnjë argument nga sheriati se mësyshi i cili ka zgjatur një kohë të gjatë, të largohet vetëm kur të vdes personi i cili e ka marrë mësysh. Ajo që ne dimë është se muslimani mbrohet kundër mësyshit nëpërmjet besimit në Allahun, mbështetjen në Allahun, leximit të Kuranit si dhe me lutjet e transmetuara.
Nëse personi të cilin e kanë marrë mësysh, e din se kush e ka marrë mësysh, është e lejuar për të që t’i kërkoj atij (që ka marrë mësysh) që ai të laj fytyrën, duart dhe brendësin e rrobave të tij të brendshme në një enë. Pastaj pastrohet personi i cili është goditur nga mësyshi me këtë ujë. Argumenti i kësaj është transmetimi që e transmeton imam Maliku, imam Ahmedi dhe Ibn Maxheh se Amir Ibn Rabi’a e pa Sehl Ibn Hunejfen duke u larë dhe tha:
”Betohem në Allahun se unë deri më sot nuk kam parë një lëkurë të tillë, madje as edhe në një virgjëreshë.” Sehli ra në tokë. Pastaj i dërguari i Allahut ﷺ shkoi i zemëruar tek Amiri dhe i tha:
”Pse duhet që dikush nga ju ta mbysë vëllain e tij? A nuk i the ”Allahu të bekoftë (barak Allahu fik)?”
Ai e urdhëroi atë të pastrohet për Sehlin. Amiri pastroi fytyrën, duart e tij, bërrylat, gjunjët, qoshet e këmbëve dhe brendësin e izarit të tij në një enë. Pastaj e derdhën ujin mbi Sehlin i cili u ngrit dhe u largua nga aty bashkë me të tjerët.”
Aishah -radijAllahu anha- ka thënë: ”Ishte zakon që personi i cili e merrte mësysh dikë, urdhërohej të pastrohej. Pastaj pastrohej me këtë ujë personi i cili ishte goditur nga mësyshi.”
Transmetuar nga Ebu Daudi.
Dhe Allahu e di më së miri.