Alameh Muhammed Ibn Abdil-lah Es-Subejjil
Burimi: Rasa’ilun fil Akijdeti ued Daueti, fq. 170-171
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kur disa njerëz shohin një fëmijë duke bërë diçka e cila dëshmon zgjuarsin e tij, thonë fjalë mbrojtëse për ta mbrojtur fëmijën nga syri i keq. A është kjo gjë e lejuar?”
Përgjigje: ”Nëse ata me duanë e tyre kanë për qëllim që Allahu ta mbrojë fëmijën nga syri i keq i njerëzve dhe nga zilia, kjo është në rregull. Duhet që të lutesh për fëmijët dhe për të tjerët. Fjala mbrojtëse, do të thotë që Allahu ta mbrojë fëmijën nga syri i keq i njerëzve ziliqarë.
Por në qoftë se ata me fjalët e tyre kanë për qëllim që të marrin ndihmë nga dikush tjetër përveç Allahut, nuk ka asnjë dyshim se kjo vepër është e ndaluar.”