Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Bejan-ul-Ma’ani fi Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zaejd el-Kajrauani, fq. 23-24
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Muhammed Abdul bin Ebu Zejd el-Kajrauan (radijAllahu anh) ka thënë:
Dije se zemra më e mirë është ajo që më së shumti e pranon të mirën. Zemra për të cilën ka më së shumti shpresë për të mirën është ajo e cila nuk ka prirë në të keqen.
Shpjegimi
Zemra e cila pranon mësime të dobishme është zemra më e mirë. Kurse zemra e ngurtë dhe zemra që e refuzon mësimin është privuar nga e mira. Autori tha:
“Zemra për të cilën ka më së shumti shpresë është ajo të cilës e keqja ende nuk i ka arritur.”
Shtoja kësaj zemre që nuk është shpërqendruar nga ngjarjet e sotme dhe gjërat që sjellin të keqen, duke përfshirë radion, televizionin, internetin dhe sprovat e tjera që janë në mesin e njerëzve dhe madje posedohen nga fëmijët. Gjithkush i zotëron ato sot. Ato janë sende të këqija. Ata tashmë i kanë arritur adoleshentët prandaj është e pamundur t’i largosh prej tyre. Nëse atyre u ishin larguar menjëherë, zemrat e tyre do të ishin të hapura për të vërtetën dhe të zbrazëta nga e keqja. Prandaj është e detyrueshme t’i mbushësh me mirësi dhe t’i largosh ata nga e keqja. Poeti tha:
Epshin e saj e njoha para se ta njohë vetë epshin
epshi erdhi tek një zemër e zbrazët dhe u vendos në të
Është e detyrueshme ta mbani këtë në mendje. Është mëkat që e keqja arrin zemrën para mirësisë. Prandaj bëhet e vështirë për të nxjerr të keqen. Prandaj, kujdesuni për fëmijët tuaj dhe nxënësit tuaj dhe mbroni ata nga sendet e liga. Sa shumë janë ato sot! Sa të pakta janë sendet e mira sot! Rinia muslimane e sotme është në rrezik të madh sepse sendet e liga dominojnë dhe janë në duart e tyre.