Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Tuhfet-ul-Mevdud bi Ahkamil-Mavlud, fq. 235
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Duhet ruajtur fëmijën nga çdo gjë që e frikëson atë si zërat e lartë dhe të tmerrshëm, pamjet e trishtueshme, lëvizjet bezdisshme dhe irrituese. Këto gjëra mund të dëmtojnë intelektin e tij seriozisht dhe ai të ndikohet për veprime negative. Kështu, fëmija nuk do të jetë në gjendje ta përdor mendjen e tij në formë të duhur kur ai të rritet.
Në rast se diçka e ngjashme ndodhë, duhet shpejt ta bësh që fëmija të mendojë mendime të kundërta dhe të kujdesesh për atë në mënyrë që ai ta harrojë atë që ka ndodhur. Duhet shpejt t’i jepet gji foshnjës në mënyrë që ai nuk mund të mbajë në mendje këtë incident. Duhet të përkundet ngadalë në mënyrë që ai të flejë dhe të harrojë çdo gjë.
Nuk duhet neglizhuar gjëra të tilla. Nëse nuk i merr këto hapa parandalues, atëherë frika dhe tmerri do të zënë vend në zemrën e foshnjës dhe pastaj do të jetë e vështirë dhe ndoshta edhe e pamundur për t’ia larguar atë.