Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbulesa e gruas së moshuar

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: el-Fataua el-Kajjimeh lil-Usrah el-Muslimeh, fq. 77

Kompilimin: Sad Abdul-Gafar Ali

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane

Pyetje: A i lejohet gruas, për shembull 70 ose 90 vjeçe të tregojë fytyrën para të afërmve të saj, të cilët nuk janë maharim?

Përgjigje: Allahu (te ala) ka thënë:

وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَاء اللَّاتِي لَا يَرْجُونَ نِكَاحًا فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَن يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ غَيْرَ مُتَبَرِّجَاتٍ بِزِينَةٍ وَأَن يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَّهُنَّ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“Dhe sa për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, nuk është mëkat për to në qoftë se e heqin petkun mbulues të tyre, në mënyrë të tillë që të mos shfaqin zbukurimet e tyre, por të përmbahen është më mirë për to (që të mos e heqin petkun mbulues të tyre). Dhe Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.”1

Këto gra të përmendura janë ato të cilat nuk kanë shpresë të martohen dhe nuk tërheqin vëmendjen me zbukurim. Për to është në rregull që të tregojnë fytyrën e tyre para burrave që nuk janë maharim. Megjithatë, është më mirë dhe më e sigurt që ato të mbulohen.

Allahu (Te ala) ka thënë:

وَأَن يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَّهُنَّ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“por të përmbahen është më mirë për to (që të mos e heqin petkun mbulues të tyre). Dhe Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.”

Ka gra të vjetra që mund të shkaktojë provokim për shkak të bukurive të tyre, edhe pse ato janë të vjetra mund të tërheqin vëmendjen me zbukurim.

Ndërsa nëse ajo tërheq vëmendjen nuk është e lejueshme për të që të zbulojë veten e saj. Kjo përfshinë që ajo të mos zbukuroj fytyrën e saj me kuhul2 dhe të ngjashme.


1 24:60

2 https://en.wikipedia.org/wiki/Eye_liner

Shpërndaje: