Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mbulimi i kraharorit (për meshkujt) gjatë namazit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është obligim mbulimi i kraharorëve gjatë namazit?”

Përgjigje: “Imam Ahmed thotë se është obligim mbulimi i njërit prej dy kraharorëve. Sepse në hadith thuhet:

لا يصلي أحدكم في الثوب الواحد ليس على عاتقه منه شيء

“Asnjëri prej jush të mos falet me një veshje e cila ia lë krahët të zbuluar.”

Ky është hadith autentik. Por shumica (e dijetarëve) thonë se mbulimi i kraharorëve është vetëm e pëlqyeshme.

Ndërsa imam Ahmedi thotë se, veprimi i tillë është obligim.


Ky rregull ka të bëj me namazin e meshkujve

Shpërndaje: