Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Me këtë thirrje ne nuk kërkojmë kënaqësinë e njerëzve, por kënaqësinë e Allahut!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.subulsalam.com/site/audios/alfozan/divers/130.Asalafiya7aqiqatoha-13-6-1433.mp3 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Në këto kohë fitnet që janë të mëdha, kur ua rikujtoj vëllezërve obligimet që kemi ndaj udhëheqësve, ndjehem shumë i vetmuar (për shkak se ata nuk e pranojnë atë që them), dhe shumica e njerëzve më urrejnë për këtë shkak! Çfarë është këshilla juaj ndaj meje?”

Përgjigje: “Ti sqaroje të vërtetën dhe të drejtën, ndërsa nuk është patjetër që njerëzit të kënaqen me atë që ti thua. Ti sqaroja njerëzve të vërtetën, të drejtën, e Sunnetin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) me udhëheqësit dhe me njerëzit në përgjithësi. Ata që e pranojnë këtë, atëherë elhamdulilah, e nëse nuk e pranojnë ti e ke kryer obligimin tënd dhe atyre u ka arritur e vërtata (argumenti).

Ne nuk veprojmë që t’i kënaqim njerëzit, dhe as që ata të na lavdërojnë neve. Ne veprojmë që të fitojmë kënaqësinë e Allahut, siç transmetohet nga nëna e besimtarëve Aishja se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

من التمس رضا الناس لسخط الله سخط الله عليه و أسخط عليه الناس ، و من التمس رضا الله لسخط الناس رضي الله عنه و أرضى عنه الناس

“Kush kërkon t’i kënaq njerëzit në diçka që është zemërim për Allahun, Allahu është zemëruar me të dhe janë zemëruar me të edhe njerëzit. E kush kërkon kënaqësinë e Allahut në diçka që është zemërim për njerëzit, Allahu do të jetë i kënaqur me të, e edhe njerëzit do të kënaqen me të.”

Shpërndaje: