Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Me një divorc të ri, fillon një periudhë e re pritjeje

Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/%205844

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Allahu iu dhëntë mirësi! Kjo pyetëse thotë: Burri më ndau një herë dhe para se të përfundojë periudha e ndarjes, i tha asaj në të njejtin mexhlis (tubim), të ktheva dhe të ndava përsëri. Thotë; A të fillojë një periudhë të re pritjeje apo çfarë të bëjë?”

Përgjigje: ”Po! Kur ai e ktheu atë, i përfundoi asaj pritja e parë dhe u bë gruaja e tij. Kur ai e ndau për së dyti, fillon një periudhë kohe e re pritjeje. Po!”

Shpërndaje: