Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Me të vërtetë ju (gratë) mallkoni shumë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pyet për thënien e profetit ﷺ:

“Me të vërtetë ju (gratë) mallkoni shumë.”

Përse gratë janë specifikuar me mallkimet e shpeshta?

Përgjigje: Sepse shejtani ua zbukuron këtë.

Pyetje: Nëse mund ta shpjegoni, o shejkh, se çka do të thotë:

“Ju mallkoni shumë dhe jeni mosmirënjohëse ndaj burrave tuaj.”

Përgjigje: Po. Mallkimi është i njohur.

“Ju jeni mosmirënjohëse ndaj burrave tuaj.”

Do të thotë nëse burri sillet mirë ndaj saj, pastaj nëse ajo sheh diçka që urren tek ai, atëherë ajo mohon të mirat që ai ia bërë më parë. Po.

Pyetje: Mallkimi a përfshin fjalët fyese dhe të ndyta?

Përgjigje: Mallkimi është fyerja më e keqe. Fyerjet dhe fjalët e ndyta janë të këqija por nuk arrijnë nivelin e mallkimit. Po.

Shpërndaje: