Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: “Të Kuptuarit e Fesë është Mbrojtje nga Sprovat”, fq. 18-21
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Sprovat janë të shumta, ato shtohen, zmadhohen e ripërtërihen gjithnjë e më shumë me afrimin e fundit të kësaj bote, madje njeriu gjatë gjithë jetës ballafaqohet me sprova. Disa janë më të mëdha e disa më të vogla. Allahu i Lartësuar na ka treguar se pasuria dhe fëmijët janë sprova të kësaj bote, kur thotë:
إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ وَاللَّهُ عِندَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ
“Me të vërtetë, pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh.” 64:15
Në një tjetër ajet Kuranor thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
“O ju të cilët keni besuar, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.” 63:9
Pra, pasuria dhe fëmijët janë sprovë. Kushdo që i jep përparësi dashurisë ndaj pasurisë apo fëmijëve, farefisit, tregtisë, vendbanimit, shtetit etj., përpara dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë le të presë rezultatet më të këqija të mundshme, siç thotë Allahu në Kuran:
قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللّهُ بِأَمْرِهِ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
“Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e shthurur.” 9:24
Pasuria, fëmijët, bashkëshortja ose bashkëshorti, të gjithë janë sprovë. Allahu thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ وَإِن تَعْفُوا وَتَصْفَحُوا وَتَغْفِرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
“O ju të cilët keni besuar! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!” 64:14
Mos i jepni përparësi dashurisë për ta ndaj dashurisë për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij dhe mos iu bindni atyre kur janë në kundërshtim me bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Mos u jepni pas tyre aq shumë sa të harroni afërsinë që duhet krijuar me Allahun e Madhëruar. Ruajuni dhe kujtoni fjalën e Allahut: “O ju të cilët keni besuar! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”
Qëllimi për të pasur kujdes nuk do të thotë që të armiqësoheni, të largoheni apo të ndërpritni lidhjet me ta, por të keni kujdes nga sprovat e të mos lidheni shumë me ta, pasi dashuria për ta nuk duhet të jetë e një rangu me dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dashuria ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duhet të ketë përparësi ndaj dashurisë për pasuri e fëmijë.
Nëse ndodh kjo, Allahu e përmirëson gjendjen tuaj financiare dhe fëmijët tuaj. Allahu thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ وَإِن تَعْفُوا وَتَصْفَحُوا وَتَغْفِرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ {14} إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ وَاللَّهُ عِندَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ {15} فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ وَاسْمَعُوا وَأَطِيعُوا وَأَنفِقُوا خَيْرًا لِّأَنفُسِكُمْ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ {16}
“O ju të cilët keni besuar! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre! Por, nëse nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë. Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh. Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni…” 64:14-16
Është obligim i çdo myslimani që të ruajë këtë relacion: të ketë frikë Allahun sa të ketë mundësi, të mos i japë përparësi dashurisë për bashkëshorten kundrejt dashurisë për Allahun e gjithashtu të mos i japë përparësi dashurisë për fëmijët dhe për pasurinë kundrejt asaj që Allahu dëshiron. Kështu Allahu i përmirëson bashkëshortet dhe fëmijët tuaj.