“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Media sociale nuk janë për të gjithë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=elJwm6-wGDE&feature=youtu.be

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cilat janë rregullat për përdorimin e sotëm të mediave sociale? Çka i këshilloni nxënësit e dijes në lidhje me këtë çështje, lidhje me përhapjen e mesazheve fetare dhe lajmeve jo të besueshme dhe thashethemeve?

Përgjigjja: Sigurisht, mediat sociale të sotme janë të ndryshme dhe të zhvilluara. Ato janë thikë dytehëshe. Ai që i përdorë ato në të mirë përfiton nga kjo. Ai që i përdorë ato në të keqe dëmtohet dhe dëmton të tjerët. Pra ato janë një thikë me dy tehe. Por kush mund të na tregojnë dallimin në mes të tehut të mirë dhe tehut të keq? Pra, së pari duhet t’u referohet dijetarëve. Ne nuk duhet të përdorim këto media pa të kuptuar dhe pa dituri. Kjo është për shkak se ne duhet të marrim atë që është e mirë dhe të braktisim atë që është e dëmshme. Sepse pjesa e madhe e tyre është me gjëra të këqija, skandale dhe fyerje e muslimanëve – dhe kjo bëhet në emër të xhelozisë dhe refuzimit të mëkatit. Pra, ai që ka dije dhe të kuptuar i lejohet që të pranoj gjërat e shëndosha dhe ti braktis ato të dëmshme. Dhe ai që nuk ka dituri dhe të kuptuar duhet të qëndrojë larg tyre dhe duhet t’u shmanget atyre. Ai duhet t’i jap përparësi shpëtimit para fitimit.

Shpërndaje: