Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mehdiu dhe zbritja e Isait

Burimi: “Fetaua el-Lexhneh ed-Daimeh lil-Buhuuth el-Ilmijeh uel-Ifta”, Volumi 3, fq. 140, pyetja nr. 1
Fetvaja nr. 1615\1

Kryetar: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Nënkryetar: Shejkh Abdurr-Rrazak el-Afifi
Antar: Shejkh Abdullah bin Gudejjan
Antar: Shejkh Abdullah bin Ku’ud

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është lajmi lidhur me Mehdiun dhe zbritjen e Isait عليه السلام?”

Përgjigja: “Sa i përket Mehdiut, është përmendur në hadithe se ai do sundojë këtë umet, prandaj nëse keni mundësi, kthejuni “Musnedit” të Ebu Davudit dhe “Musnedit” të ibn Maxhes, dhe librave të tjerë të sunnetit përpos këtyre në të cilat përmenden hadithe të tilla. Mirëpo, hadithet autentike nuk përmendin kohën se kur do të ndodhë kjo gjë.

Gjithashtu, rreth asaj që është përmendur në lidhje me Isainعليه السلام, referojuni librit “Et-Tasrih fima Teuatera fi Nuzulul-Mesih” dhe “Tefsir” të Ibn Kethir ku ai komenton fjalët e Allahut:

بَل رَّفَعَهُ اللّهُ إِلَيْهِ وَكَانَ اللّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا

“…por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” 1

Ndërsa ne nuk dimë asgjë në lidhje me atë që është përmendur në hadithe të vërteta që specifikon kohën se kur do zbres ai, megjithatë përmendet se ai do zbresë kur të paraqitet Dexhali.

I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë, familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”


1 An-Nisa’ 4:158

Shpërndaje: