Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lexuesi:
“Çështja më madhështore me të cilën na ka urdhëruar Allahu është teuhidi, që do të thotë: Njësimi i Allahut në adhurim.”
Imam Feuzan:
“Çështja më madhështore me të cilën na ka urdhëruar Allahu është teuhidi, që do të thotë: Njësimi i Allahut në adhurim.”
Që të mos falim namaz përveçse për Allahun, të mos i lutemi askujt tjetër përveç Allahut.
Dhe t’i bindemi vetëm Allahut -xhela ue ala- në çdo gjë, ndërsa të tjerëve iu bindemi në atë e cila është në përputhje me sheriatin e Allahut, dhe nuk i bindemi në atë që është në kundërshtim me sheriatin e Allahut.
Lexuesi: Autori -rahimehullah- tha: “Mëkati më i madh që Allahu na ka ndaluar është shirku.”
Imam Feuzan: “Mëkati më i madh që Allahu na ka ndaluar është shirku.”
Shirku është mëkat më i madh sesa bërja zina, sesa ngrënia e kamatës. Shirku është që t’i lutesh dikujt tjetër karshi Allahut -subhanehu ue te ala-, apo që t’i kushtohet çfarëdo lloj adhurimi, qoftë madje adhurimi më i vogël dikujt tjetër përveç Allahut, kjo është shirk i madh.
Lexuesi: “Mëkati më i madh që Allahu na ka ndaluar është shirku, dhe prej shirkut është që t’i lutesh dikujt karshi Allahut.”
Imam Feuzan: “Mëkati më i madh që Allahu na ka ndaluar është shirku.”
Allahu ka ndaluar shumë gjëra por më e madhja e të ndaluarave është shirku, Allahut i kërkojë strehim! Vërtet, Allahu ka përcaktuar që mushrikët (idhujtarët) të jenë përgjithmonë në zjarr! Do të thotë nëse ka vdekur në shirk, ndërsa nëse pendohet para se të vdesë, atëherë Allahu ia pranon pendimin.
“Ai e pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.” Esh-Shura, 42:25