Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mëkatari kërkon vdekjen

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Usaja ue Teuxhihat li Tul-lab-il-Ilm, fq. 476-477
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Këtë natë mëkatova rëndë, pas së cilës pata ndjenja të forta pendese dhe u pikëllova shumë. Pastaj i kërkova Allahut që të ma marrë jetën nëse do të bie në të njëjtin mëkat, gjë të cilën e bëra pas një kohe. Sa herë që mëkatoj, pendohem. Çka mendoni për lutjen time? A llogaritet si betim?

Përgjigje: Profeti ﷺ ka thënë:

“Të gjithë bijtë e Ademit janë gabimtarë e gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen.” 1

Pendohu sinqerisht tek Allahu -azze ue xhel- sa herë që mëkaton. Mos e humb shpresën në hirin e Allahut. Pendohu sinqerisht; Allahu e fal atë që pendohet. Qëndro larg atij mëkati dhe nga çdo gjë që çon në të.

Sa i përket lutjes suaj për të vdekur, ajo është e ndaluar. Mos kërko vdekjen. Në vend të kësaj, sigurohu që të pendohesh tek Allahu pa kërkuar vdekjen tuaj. Sidoqoftë, kjo nuk konsiderohet betim, por vetëm një gabim nga ana juaj. Sigurohu që të shmangësh çdo gjë që shkakton rënien në këto mëkate.


1 Tirmidhi (2499), Ibn Maxheh (4251) dhe Ahmedi (13049) përmes Enesit. I mirë sipas al-Albanit në “Sahih Sunen et-Tirmidhi” (2499).

Shpërndaje: