Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mëkatet që hyjnë nën mallkimin e të dërguarit

Imam Shemsudin Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Ed-Dau ued-Daua, fq 72.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Mëkatet e fusin robin nën mallkimin e të dërguarit të Allahut . Ai mallkoi mëkatarin ngase e meriton një gjë të tillë.

Ai ka mallkuar gruan që bëri tatuazh dhe kërkoi t’i bëhet tatuazh, që ia zgjatë dikujt flokët dhe kërkon t’i zgjaten flokët, gruaja që shkul vetullat e dikujt dhe kërkon t’i shkulen vetullat e saj.

Ai e mallkoi burrin i cili martohet me një grua që është ndarë tre herë nga burri i saj, e marton atë me qëllim për ta shkurorëzuar që ajo të kthehet tek burri i saj i parë, e gjithashtu e mallkoi bashkëshortin e saj të parë.

Ai e mallkoi hajdutin.

Ai mallkoi personin që pi alkool, që shërben alkool, që prodhon alkoolin, dhe kërkon që të prodhohet për të, personin i cili blen alkool, shet alkool, personi i cili konsumon parat e fituar nga alkooli, personin i cili e transporton dhe për atë të cilin transportohet.

Ai e mallkoi atë që ndryshon kufijtë e tokave.

Ai e mallkoi atë që mallkon prindërit e tij.

Ai e mallkoi atë që bën gjah për kënaqësi.

Ai i mallkoi burrat femëror dhe gratë mashkullore.

Ai e mallkoi atë që ther për dikë tjetër përveç Allahut.

Ai e mallkoi atë që bën bidate dhe mbron një bidatçi.

Ai i mallkoi vizatuesit.

Ai i mallkuar ata që veprojnë veprën e popullit të Lutit (homoseksualizmin).

Ai e mallkoi atë që shpifë ndaj prindërve të tij.

Ai e mallkoi atë që e mashtron njeriun e verbër nga rruga (që nuk ia tregon rrugën siç duhet).

Ai e mallkoi atë që bën marrëdhëniet intime me shtazë.

Ai e mallkoi atë që i bën kafshës ndonjë shenjë (duke e djegur atë).

Ai i mallkoi atë që ai shqetëson një mysliman apo bën një komplot kundër tij.

Ai i mallkuar gratë që shpesh vizitojnë varrezat.

Ai e mallkoi atë që i bën varret vend për adhurim dhe vënë drita mbi to.

Ai e mallkoi atë që e prish lidhjen e gruas me burrin e saj ose të robit me pronarin e tij.

Ai mallkoi burrin që bën marrëdhënie intime me gruan e tij në vrimën e saj anale.

Ai tha se gruaja që nuk i përgjigjet në shtrat burrit të saj kur ai e thërret, mallkohet nga engjëjt derisa ajo të zgjohet.

Ai e ka mallkuar personin që i përshkruhet dikujt tjetër përveç babait të tij (ta konsideroj dikë tjetër baba, apo të marrë mbiemrin e dikujt tjetër).

Ai tregoi se personi i cili drejton një hekur kundër vëllait të tij është i mallkuar nga engjëjt.

Ai i mallkoi ata që shpifin ndaj sahabëve.

Shpërndaje: