Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Fetaua el-Kjjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 165
Përmblodhi: S’ad Abdul-Gaffar Ali
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë dua të bëjë haxhin tim të parë ndërsa jam nënë e disa fëmijëve, duke përfshirë më të voglin i cili është pesë muaj. Unë e mëkoj atë nga gjiri im. Megjithatë, ai mund të hajë tjera gjëra pos qumështit të gjirit. Burri im nuk më lejon të bëjë haxhin për shkak se unë po e mëkoj atë dhe unë nuk dua ta marrë fëmijën tim në haxh për shkak të ndryshimeve klimatike, sëmundjeve etj. Marrja e vendimit për të shkuar edhe unë në haxh apo jo, varet në përgjigjen tuaj. Andaj pyes sepse janë këta faktorë të vlefshëm që unë të mos e bëjë haxhin këtë vit apo jo?
Përgjigje: Gruaja e cila ka gjendjen e tillë, i lejohet që ta shtyjë haxhin për në vitin e ardhshëm. Së pari, shumë dijetarë thonë se nuk është obligim bërja e haxhit menjëherë kur të kesh mundësi ta bësh atë dhe se lejohet shtyrja, por pa e vonuar atë!
Së dyti, ajo ka nevojë të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të kujdeset për fëmijët e saj. Veprim i cili është shumë i lavdërueshëm.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Gruaja është bareshë (përgjegjëse) në shtëpinë e burrit të saj dhe rojtare e kopesë së vet (fëmijëve të vet).”
Andaj, e këshilloj atë që të pres deri në vitin e ardhshëm, duke e lutur Allahun që t’ia lehtësojë asaj dhe të vendos për të atë që është më e mira.