“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mendimi i dijetarëve në lidhje me personin që nuk falet

Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)

Burimi: Sherh Sahih Muslim (2/61)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ai që nuk falet për shkak se ai nuk e konsideron namazin si obligim, është kafir (jobesimtar) sipas konsensusit të dijetarëve. Përjashtimi i vetëm është nëse ai sapo ka hyrë në Islam dhe nuk ka qenë i përzier me muslimanët për të mësuar obligimin e vet.

Dhe në qoftë se ai beson se namazi është obligim, por nuk falet nga përtacia, siç është rasti me shumë njerëz, kështu që dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë person:

1 – Imam Malik, esh-Shafi’i, dhe shumica e Selefëve dhe të tjerë thonë se ai është mëkatar dhe nuk është kafir. Duhet të kërkohet që ai të pendohet. Ai ose pendohet ose ai ekzekutohet si zinaqari. Dallimi është se atij i prehet koka.

2 – Një grup prej Selefëve besojnë se ai del nga besimi. Ky mendimi është transmetuar nga Ali ibn Ebi Talibit dhe është një nga mendimet e Ahmed bin Hanbelit (rahimehullah). Këtë mendim e ka edhe Ibn-ul-Mubarak, Is’hak bin Rahoja dhe disa dijetarë nga methhebi Shafei.

3 – Ebu Hanife, një grup i dijetarëve të Kufes dhe el-Muzeni i cili është koleg i esh-Shafi’iut, mendojnë se ai nuk del nga besimi, dhe se nuk duhet të ekzekutohet. Ata thonë se ai duhet të dënohet dhe u burgoset derisa të filloj të falet.

Shpërndaje: