Autor: Imam Musa Ibn Ahmed El-Haxhxhauij
Burimi: Esh-Sherhul Mukhtesaru Ala Metni Zadil Mustekni`i 4/231-233
Shpjegoi: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Goditet burri kur ndëshkohet me kamxhik duke qenë në këmbë, kamxhiku nuk duhet të jetë as i ri dhe as i vjetër, ai (burri kur të goditet) nuk duhet të jetë i shtrirë (në tokë), as të jetë i lidhur dhe as të zhvishet, porse duhet të jetë i veshur me një ose dy këmisha.
Nuk duhet të goditet aq shumë sa që lëkura t`i çahet. Goditjet duhet t`i shpërndahen në trupin e tij, nuk duhet të goditet në kokë, as në fytyrë, as tek organi gjenital dhe as tek pjesët e ndjeshme të trupit.
Nuk ka dallim midis ndëshkimit të burrave dhe grave, vetëmse ato goditen me kamxhik duke qenë të ulura, duke i pasur rrobat dhe duart e lidhura në mënyrë që të mos zbulohet trupi i saj.
Goditja më e rëndë me kamxhik, është goditja ndaj atij që ka kryer zina, më pas ndaj atij që akuzon dhe shpif, më pas ndaj atij që e pin akool dhe më pas vijnë dënimet e përgjithshme. Kush vdes duke u ndëshkuar, e drejta e ka vrarë atë. Ndërsa ai i cili do të gurëzohet për zina, nuk duhet ti gërrmohet.
Shpjegimi.
”Goditet burri kur ndëshkohet me kamxhik duke qenë në këmbë” sepse kjo mënyrë është shkak që pjesë e trupit të marri pjesë në ndëshkim.
”kamxhiku nuk duhet të jetë as i ri dhe as i vjetër,” pra, goditet me një kamzhik të mesëm, sepse kamxhiku i ri e çan ndërsa kamxhiku i vjetër nuk kryen punë (nuk ndjen dhimbje).
”ai (burri kur të goditet) nuk duhet të jetë i shtrirë (në tokë), as të jetë i lidhur dhe as të zhvishet,” pra, nuk shtrihet ai që do të dënohet në tokë, as nuk i lidhen këmbët e tij apo diçka tjetër dhe as nuk zhvishet nga rrobat e tij. Argument për këtë është fjala e Ibn Mes`udit radijAllahu anhu i cili ka thënë:
”Nuk ka në fenë tonë as shtrirje, as lidhje dhe as zhveshje.”
”porse duhet të jetë i veshur me një ose dy këmisha.” Pra, që ta pengojnë atë që të mos jetë i zhveshur dhe se ajo (këmisha) nuk e pengon dhimbjen e goditjes dhe se mund të jetë i nevojshëm për të kundrejt të ftohtit.
”Nuk duhet të goditet aq shumë sa që lëkura t`i çahet.” Sepse qëllimi është edukimi (dhe ndëshkimi) i tij dhe nëse ai çahet, kjo gjë mund të çojë në vdekjen e tij.
”Goditjet duhet t`i shpërndahen në trupin e tij,” në mënyrë që çdo pjesë të 0marrë pjesë e saj në dhimbje. Ndërsa të përqendrohet goditja në një vend të vetëm, kihet frikë se mund të dëmtohet rëndë.
”nuk duhet të goditet në kokë, as në fytyrë, as tek organi gjenital dhe as tek pjesët e ndjeshme të trupit.” Sepse të goditet në një nga këto vende mund të shpie në vdekjen e tij apo në heqjen e asaj prej të cilës ai ka dobi.
”Nuk ka dallim midis ndëshkimit të burrave dhe grave,” pra, në gjërat që u përmendën të cilat nuk duhen të goditen, sikurse koka, fytyra, organi gjenital, barku dhe pjesët e ndjeshme të trupit. Goditet me kamxhik të mesëm, as nuk shtrihet përtokë dhe as nuk lidhet, e kështu me rradhë.
”vetëmse ato goditen me kamxhik duke qenë të ulura,” pra, në kundërshtim me burrat, pasi ata goditen në këmbë sikurse edhe e përmendëmduke u bazuar në fjalën e Aliut radijAllahu anhu: ”Goditet gruaja e ulur ndërsa burri në këmbë.”
”duke i pasur rrobat dhe duart e lidhura në mënyrë që të mos zbulohet trupi i saj.”Sepse gruaja është e gjitha auret (pjesë e turpshme) dhe në këtë formë është më e mbuluar.
”Kush vdes duke u ndëshkuar, e drejta e ka vrarë atë.” Ai i cili ka zbatuar mbi të (të dënuarin) ndëshkimin, nuk obligohet (kur i ndëshkuari vdes gjatë ndëshkimit) me asnjëgjë, sepse ai vetëm se ka kryer një obligim fetar.
”Ndërsa ai i cili do të gurëzohet për zina,nuk duhet ti gërrmohet vendi.” SepseProfeti salaAllahu alejhi ue selem nuk e veproi diçka të tillë për Xhuhen-nijen dhe as për ata dy jehudët kur i ndëshkoi.