Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh El-Fetua El-Hamauijeh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu ju dhëntë sukses, shejkh i nderuar! Ka disa njerëz që e përsërisin dhe e përhapin këtë thënie: “Merreni diturinë nga dijetarët e mëdhenj por mos e merrni metodologjinë prej tyre dhe fetvatë e tyre rreth grupacioneve, sepse ata janë të mashtruar nga ata përreth tyre. Çfarë mendoni për këtë thënie?
Përgjigje: Kjo është kundërthënie! Domethënë, sipas kësaj, dijetarët nuk i kuptojnë metodologjitë e kota (të devijuara) dhe thëniet e kota, u besojnë njerëzve pa u siguruar dhe nuk veprojnë sipas fjalës së Allahut -te ala-:
”O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (nëse është i vërtetë).” El-Huxhurat, 49:6
Kjo në të vërtetë është t’i konsiderosh dijetarët të paditur. Kjo është kundërthënie! La haule ue la ku’uete il-la bil-Lah” (S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut).