Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Merru me prindërit e jo me celularin kur i viziton ata

Shejkh Sulejman bin Selim er-Ruhejli  

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=BuRmaJHMlMI&feature=youtu.be

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kur ulesh me babanë tënd është nga mirësia dhe edukata të shikosh atë me sjellje të mirë.

Dhe të mos shpërqendroheni nga shikimi në të, në të djathtë ose në të majtë.

Sot, nga sjelljet tona të këqija, është që ne i vizitojmë prindërit tanë, i përshëndesim dhe më pas i marrim celularët menjëherë.

Lexojmë nga ai dhe shkruajmë.

Ai ulet për një orë duke qenë i zënë me telefonin e tij dhe jo me babain e tij. Pastaj ai pretendon se e vizitoi babain e tij për një orë.

Ti vizitove babain tënd për një moment, por u interesove për të tjerët pos tij!

Kjo nuk është nga sjelljet e mira!

Nga sjelljet e mira, o vëllezër, është kur i vizitojmë prindërit tanë …

Betohem në Allahun, o vëllezër, këdo që Allahu e bekon të ketë të babain e vet, atëherë ai është bekuar me një bekim të jashtëzakonshëm!

I vetmi që e kupton këtë begati është ai që e humbi atë!

Këdo që Allahu e bekon që ende të ketë nënën e tij, atëherë ai është bekuar me një bekim të jashtëzakonshëm!

Betohem në Allahun, edhe sikurse ajo të ishte në shtrat!

I vetmi që e kupton këtë begati është ai që e humbi atë!

Pra, kur vizitoni prindërit tuaj, atëherë silluni me këtë moral të mirë.

Duke i shikuar prindërit me sjellje të mirë!

Shpërndaje: