Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (23)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasat%20-0%209-04-1435-01.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Ibn-ul-Kajim (rahimehullah) ka thënë:
“Njeriu duhet t’i kërkojë vetes të tij që të kujdeset për shtatë pjesë të trupit. I tërë kapitali është që të ruhen këto shtatë pjesë të trupit. Pastaj vjen fitimi. Si të shpresohet fitimi në qoftë se nuk ke një kapital? Këto shtatë pjesë të trupit janë syri, veshi, goja, gjuha, organi gjenital, dora dhe këmba. Ato shpien ose në shkatërrim ose shpëtim. Ai që i neglizhon ato është shkatërruar dhe ai që kujdeset për to shpëton. Çdo gjë e mirë është që ato të ruhen, çdo e keqe është që ato të neglizhohen.” 1
Ji gjithmonë i preokupuar me veten. Mos i shiko njerëzit e tjerë. Mos kërko gabimet dhe dështimet e të tjerëve, ndërsa ti e harron veten. Merru me të metat e tua.
[Ibn-ul-Kajimi ka thënë]:
“Lum për atë që me gabimet e tij shkujdeset nga gabimet e njerëzve.”
Ti nuk e ke për detyrë që t’i gjykosh të tjerët. Së pari gjykoje veten. Allahu i tha bijve të Izraelit:
أَتَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبِرِّ وَتَنسَوْنَ أَنفُسَكُمْ وَأَنتُمْ تَتْلُونَ الْكِتَابَ أَفَلاَ تَعْقِلُونَ
”A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Teuratin). A nuk po mendoni?” 2
Shumë njerëz vetëm kujdesen për atë që bëjnë të tjerët. Por nëse ti i pyet ata për veten e tyre, ti do t’i gjesh se si shmangen. Kjo është e çuditshme.
1 Ighathat-ul-Lahfan (1/61).
2 2:44.