Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Meshkujt që marrin në konsideratë vetëm bukurinë e gruas

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Kur është fjala për zgjedhjen e gruas, disa të rinj e kanë vetëm bukurinë si kriter. Ata braktisin këshillën e të Dërguarit tonë (sal Allahu alejhi ue selem) dhe nuk iu intereson feja dhe karakteri i saj. Ata e konsiderojnë të jetë e pamundur që gruaja mund të ndikojë negativisht nëse ajo nuk i përmbahet fesë siç duhet. Çfarë i këshilloni këta?”

Përgjigje: “Këshilla është përmendur në pyetjen ku thuhet se ky veprim kundërshton këshillën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem):
 
”Një grua martohet për katër arsye: për pasurin e saj, prejardhjën e saj, bukurinë dhe fenë. Prandaj, zgjidhni gruan me fe.”
 
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nxiti në martesën me gruan fetare. Pasuria e saj mund të bëjë atë që ta shpërfillë burrin e saj. Të njëjtën gjë, mund ta bëjë edhe bukuria. Ajo mund të ngallëzohet dhe të ndikohet nga mëkatarët apo njerëzit xheloz. Këta njerëz mund të shkatërrojë marrëdhënien e saj me burrin duke i thënë se ajo është e bukur dhe se ai nuk e meriton atë. E njëjta gjë është me prejardhjen e gruas nëse ajo është më fisnike se i burrit të saj. Kjo mund ta bëjë që ta nënvlerësojë atë.”

Shpërndaje: