Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mësoji fëmijët tuaj që të pasojnë argumentin!

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kaul el-Mufid (2/423)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ubadeh bin Es-Samit (radija Allahu anhu) i tha birit të tij: Djali imi i dashur! Ti nuk do të ndiesh ëmbëlsinë e besimit përderisa ta dish se, ajo që të ka goditur, nuk ka mundur që të mos godasë dhe çfarë nuk të ka goditur nuk ka mundur të të godas. Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) duke thënë:

Gjëja e parë që Allahu krijoi, ishte lapsi. Ai tha lapsit: ‘Shkruaj!’ Ai tha:

‘O Zot! Çfarë të shkruaj’?

Allahu i tha: ‘Shkruaj të gjitha paracaktimet deri tek momenti (Kiameti).”

Birimi im i dashur! Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) duke thënë:

“Ai që vdes në një gjendje të ndryshe nga kjo nuk më përket mua.” Ebu Davud (4/76).

Nga ky hadith, mësojmë dy gjëra:

1 – Duhet këshilluar fëmijët në mënyrën më të butë dhe më përkëdhelëse. Kjo shihet qartë në fjalët e tij:

“Biri im i dashur!”

2 – Duhet mësuar fëmijëve gjykimet e sheriati së bashku me argumentet e tij. Ai nuk tha se Allahu ka obliguar këtë e atë dhe pastaj të hesht! Por ai pas këshillës, e përmendi hadithin e të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem).

Shembull:

Nëse dëshironi që t’i mësoni fëmijët tuaj që, të hanë në emër të Allahut dhe të përfundojë duke lavdëruar Allahun, ju ia keni arritur qëllimit. Por megjithatë, do të arrish dy përfitime të tjera nëse ti e mëson me kryerjen e veprimit, gjithashtu i thua se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka urdhëruar këtë dhe ka thënë:

“Allahu është i kënaqur me robin i cili ha dhe e lavdëron Allahun pasi të ketë ngrënë. Gjithashtu nëse ai pi, e lavdëron Allahun pasi të ketë pirë.” Muslim (4/2095).

Përfitimi i parë, është që ti ta mësosh fëmijën tënd që ai të pasojë argumentin.

Përfitimi i dytë, është që ti ta edukosh fëmijën tënd për ta dashur të Dërguarin e Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) dhe se ai është Imami i cili duhet pasuar gjykimet e tij.

Shumë njerëz e lënë pas dore këtë metodë të punuarit me fëmijët e tyre; duke i treguar gjykimet, por pa i lidhur ato me burimet e tyre të cilat janë Kur’ani dhe Sunneti.

Shpërndaje: