Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (128 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për një person që ka besimin e Selefëve ngase ka studiuar metodologjinë Selefite dhe për këtë ka diplomë, shembull të Fakultetit të Sheriatit, Daves ose të Hadithit, dhe thotë se metodologjia Selefite është e pavlefshëm në davet dhe zgjedh metodologji tjetër, atë të Vëllezërve Muslimanë, Xhemati-Tebligë apo ndonjë metodologji tjetër?
Përveç kësaj, ai thotë se kjo nuk na dëmton neve sepse ne kemi besimin e Selefëve ndryshe prej metodologjisë dhe formës së davetit. Selefu-Salih (të parët e mirë) a bënin dallim midis besimit dhe metodologjisë e formës së davetit?”
Përgjigje: ”Metodologjia është e ndërtuar mbi besimin (akiden). Personi, akideja e të cilit është e shëndoshë, padyshim se do të ketë edhe metodologjinë e shëndoshë. Sepse, kur Profeti salAllahu alejhi ue selem ka përmendur shtatëdhjetë e tre grupet dhe se të gjitha janë në zjarr përveç njërës, ata pyetën se cili është grupi i shpëtuar? Profeti salAllahu alejhi ue selem tha:
“Kushdo që ndjek atë që ndjek unë dhe shokët e mi.”
Kjo do të thotë në besimin, metodologji, vepra dhe çdo gjë tjetër. Dhe nuk mund të bësh dallim ndërmjet këtyre gjërave.
Nëse Vëllezërit Muslimanë, Tebligët, Islahijjunët dhe të tjerët kanë metodologji që nuk kundërshton Sheriatin, kjo është në rregull. E nëse e kundërshton Sheriatin, ajo duhet të burojë nga akideja pasi që çdo veprim ka edhe qëllimin e vet.
Nëse çdo veprim bazohet në një qëllim; -dhe nëse njeriu ka metodologji që është në kundërshtim me metodologjinë e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem dhe e halifëve të drejtë, kjo do të thotë se akideja e tij nuk është e shëndoshë. Përndryshe, metodologjia është e shëndoshë, nëse akideja është e shëndoshë.
Po e shfrytëzoj rastin të them se belaja më e madhe me të cilën po përballet umeti e sidomos në kohët e sotme, është përçarjet dhe ndarjet e ndryshme. Dikush ka një metodologji, e një tjetër ka një metodologji tjetër dhe kështu me radhë. Do të ishte shumë mirë nëse ata i bëjnë da’vet njëri-tjetri, por jo!
Secili thotë për tjetrin se është i devijuar e ndoshta edhe e konsideron atë jomyslimanë në çështjet të cilat as nuk janë devijim e as mosbesim. Kjo, është fatkeqësi e madhe që e ka goditur zgjimin islam për të cilin kemi pasur shpresa të mëdha jo shumë kohë më parë.
Sot shumë të rinj janë të përçarë. Mund të ndodhë që një i ri urren një të ri tjetër i cili gjithashtu kërkon të vërtetën më shumë se ai e urren një mëkatar (fasik). Kjo është prej shpalljes dhe cytjeve të shejtanit.
Ne jemi të obliguar të lidhemi me njëri-tjetrin dhe të ulemi dhe të bëjmë hulumtime. Kush e pason të vërtetën e mbështesim, ndërsa ata që pasojnë të kotën ia sqarojmë gjërat atij. Por në qoftë se dikush thotë se ai di vetëm atë që ka kuptuar nëpërmjet Ixhtihadit të tij dhe ka njohuri në arabisht dhe në sheriat, ne nuk themi se ai është i devijuar. Elhamdulilah, gjërat janë të hapura.”