Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mishi i kafshëve të prera nga jobesimtarët

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali 

Burimi: http://youtu.be/nMtBcBBG0Xg

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A lejohet për ne që të hamë mishin e kafshëve që jobesimtarët i prenë, pa pasur dijeni se a është prerë kafsha apo jo?”

Përgjigje: “Është e lejuar që të hamë mishin e kafshëve të prera nga çifutët dhe të krishterët dhe s’ka asgjë të keqe në këtë. Dhe ne nuk pyesim për këtë (se a është prerë apo është mbytur ajo). Përveç nëse kjo gjë është e ditur në mesin e njerëzve se p.sh. ata i mbysin kafshët me tensionin e lartë elektrik. Atëherë mishi i kësaj kafshe, është i ndaluar, sepse konsiderohet mish i kafshës së ngordhur. Edhe nëse myslimani është ai i cili e bën një gjë të tillë. Dhe Allahu e di më së miri.”

Shpërndaje: