Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://youtu.be/FxMUY2iyMfU
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi i të ngrënit mish hallall (në parim) p.sh.: mish pule;- në Amerikë? Dhe a lejohet të hahet mishi i kafshëve që janë prerë nga Pasuesit e Librit, dhe martesa me ta?”
Përgjigje: “Ngrënia e mishit të kafshëve të prera nga të krishterët dhe çifutët në Amerikë, është i lejuar. Sepse Allahu i Madhëruar ka thënë:
اليوم أحل لكم الطيبات وطعام الذين أوتوا الكتاب حل لكم وطعامكم حل لهم
“Sot u lejuan për ju ushqimet e mira. Ushqimi i ithtarëve të Librit është i lejuar për ju, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta.” (5:5)
Thotë Abdullah bin Abas (Allahu qoftë i kënaqur me ta): “Ushqimi d.m.th.: mishi i kafshëve të prera nga ata.” Ndërsa Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka hëngër nga mishi i kafshëve të prera nga çifutët. Dhe nuk kishte kërkuar sqarim dhe as nuk i kishte pyetur (se si e kanë prerë kafshën).
Nga kjo, kuptojmë se as ne nuk është mirë që të pyesim se si e kanë prerë. Përderisa prerja është bërë nga ai i cili në parim lejohet ngrënia e mishit të kafshës së prerë nga ai, atëherë mos pyet! Argument i kësaj që po e themi është se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se, disa njerëz e pyetën Profetin (sal Allahu alejhi ue selem) se disa njerëz u kishin dhënë atyre mish, por që nuk e dinin se a është përmendur Emri i Allahut kur është bërë prerja apo jo? Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) u tha atyre: “Përmendeni ju emrin e Allahut dhe hajeni.” Thotë Aishja: “Ata ishin të ri në fe.” Dhe në këtë gjendje, mund të mos e dinë se është obligim përmendja e Emrit të Allahut gjatë prerjes së kafshës.
Pra, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i urdhëroi ata që të hanë mishin, e të mos pyesin më shumë. Gjithashtu, kur kemi të bëjmë me formën e prerjes, nuk është mirë për ne që të pyesim se si i prenë ata kafshët! E hamë mishin e tillë, pa asnjë të keqe. Ndërsa, kur kemi të bëjmë me atë se ata a janë pasues të Librit? Themi se: po, ata janë pasues të Librit dhe s’ka asnjë dyshim. Edhe nëse themi se ata, e përgënjeshtrojnë fenë e vet! Argument i kësaj, është thënia e Allahut të Lartësuar në suretul-Maide:
لقد كفر الذين قالوا إن الله ثالث ثلاثة
“Kanë bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: “Allahu është i treti në treshe (në trinitetin).” (5:73)
Dhe në të njëjtën sure, Allahu e lejon ushqimin e tyre. Për këtë shkak, jemi të bindur se ngrënia e mishit të kafshëve të prera nga çifutët dhe të krishterët në po ato shtete (në shtete të tyre) apo në vende tjera, është i lejuar. Dhe nuk kemi nevojë të pyesim diç në lidhje me atë mish, sepse në parim, ai është i lejuar.
E njëjta gjë thuhet edhe në lidhje në martesën prej tyre. Përveç nëse njeriu është i dobët në personalitet dhe frikësohet që, po të martohet prej tyre, do të ndikojë tek ai negativisht në fe, atëherë i themi që të largohet (nga martesa prej tyre). Themi kështu, për të parandaluar të keqen.”