Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Burimi: http://youtu.be/Iekm0KwaoS0
Pyetje: Çfarë është gjykimi i të ngrënit mishin në shtetet perëndimore nga të krishterët?”
Përgjigje: “Nuk ka asgjë të keqe nëse e përdor mishin të cilin e kanë prerë jehudët apo të krishterët. Allahu thotë në Kuran:
“Ushqimi i ithtarëve të librit është i lejuar për ju dhe ushqimi juaj është i lejuar për ta.” (5:5)
Ky ushqim i përmendur në këtë ajet është therrja e kafshëve që ata e bëjnë. Ky (ushqim) është i lejuar me konsensus të dijetarëve islam. Mirëpo, nëse jeni të sigurt se, ata nuk i therin kafshët sipas mënyrës së sheriatit, atëherë nuk është i lejuar ai ushqim. E njëjta gjë vlen edhe tek therjet që i bën ndonjë mysliman. Nëse myslimani therë kafshën jo në mënyrën e sheriatit islam, nuk lejohet ngrënia e atij mishi. Atëherë si të lejohet therja e kryer nga jobesimtari?!”