Imam Jahja bin Sharaf en-Neueui (v. 677)
Sherh Sahih Muslim (15/8)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Muslimi ka thënë:
2252 – Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh na tregoi: Ebu Usameh na tregoi, nga Sheubeh: Khulejd bin Xhafer më trefoi, nga Ebu Nedhrah, nga Ebu Seid el-Kudri -radijAllahu anhu- se i dërguari ﷺ ka thënë:
“Ishte një grua prej bijve të Israelit e cila ishte e shkurtër dhe ajo ecte në shoqërinë e dy grave të gjata. Ajo bëri dy këmbë prej druri dhe vuri një unazë floriri të mbyllur të cilin e mbushi me misk, misku është parfumi më i mirë. Ajo kaloi pranë dy grave të gjata dhe ato nuk e njohën atë. Pastaj ajo bëri një gjest kështu me dorën e saj.”1
Sheubeh bëri një gjest me dorën e tij për të treguar se si ajo e lëvizte dorën.
Transeton Muslimi (2252).
Shpjegimi:
Hadithi vërteton se misku është parfumi më i këndshëm dhe më i mirë. Gjithashtu dëshmon se është i pastër dhe i lejuar për t’u përdorur në trup, rroba dhe në gjëra të tjera. Ka konsensus për të gjitha këto. Kolegët tanë përmendin se shiitët kanë një mendim të rremë lidhur me këtë çështje, por ata mbizotërohen nga konsensusi dhe hadithet autentike që theksojnë se profeti ﷺ dhe sahabët e përdornin miskun.
1 “Do të thotë, kur kaloi pranë dy grave të gjata, ajo tregoi dorën e saj në të cilën e kishte unazën e mbushur me misk, e hapi unazën dhe e lëvizi dorën (në mënyrë që të dalë aroma e miskut dhe ato ta nuhatin aromën).