Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: et-Tibjan fi Aksam-il-Kuran, fq. 223-224
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse dikush pyet se si një fëmijë që është disa herë më i madh se sa mitra e ngushtë mund të del nga ajo? Përgjigja është se kjo është një nga argumentet më të fuqishme të përkujdesjes, fuqisë dhe dëshirës së Allahut (Te ala). Kjo do të thotë se mitra duhet të hapet shumë. Disa të mençur kanë thënë se kjo kërkon që disa pjesë të trupit të ndahen dhe pastaj të bien përsëri në vendin e vet shumë shpejt. Disa mjekë e kanë pranuar këtë dhe kanë thënë se një fenomen i tillë mund të bëhet vetëm përmes një përkujdesje hyjnore dhe një rregullimi që nuk mund ta kapin mendjet e njerëzve, dhe ato e pranojnë zotësinë e plotë dhe fuqinë e Krijuesit Tij.