Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Tuhfat-ul-Maudud bi Ahkam-il-Maulud, fq. 234
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëse fëmijët i afrohen kohës ku fillojnë të flasin, dhe ju doni të lehtësoni të folurit e tyre, ju duhet të lyeni gjuhën e tyre me mjaltë dhe kripë andran1. Këto dy kontribuojnë që lagështia e rëndë që pengon të folurit të zhduket.
Kur ata janë në gjendje të shqiptojnë gjërat, atyre duhet t’i shtyjmë që të thonë “La ilahe il-la Allah, Muhammed rasulullah”. Le të jetë gjëra e parë që dëgjojnë veshët e tyre, dija në lidhje me Allahun dhe Teuhidin e Tij dhe se Ai është mbi arshin e Tij dhe se Ai i shikon ata dhe dëgjon atë që thonë ata dhe se Ai është me ta kudo që janë (me dijen e Tij).
Izraelitët shpesh i emëronin fëmijët e tyre me emrin “Emanuel”. Kjo do të thotë “Zoti ynë është me ne”. Prandaj, emrat më të dashur tek Allahu janë Abdullah dhe Abdurr-Rrahman në mënyrë që kur fëmija të kuptoi, ai e kupton se ai është rob i Allahut dhe se Allahu është Zoti dhe Mbrojtësi i tij.
1 Arab. el-Milh el-Andrani (kripë i trashë).