Imam Shems-ud-Din bin Kajim-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: ed-Da ued-Daua, fq. 281-282
Përktheu: Valdet Gashi
Sufjan eth-Theuri transmeton nga Ibn Tavusi i cili tregoi në lidhje me babain e tij dhe tha:
”Ai nuk kishte durim kur i shihte gratë.”
Muslimi transmeton nga Xhabiri i cili ka thënë:
”Profeti ﷺ e pa një grua, ku më pas shkoi tek Zejnebja dhe kreu marrëdhënie intime me të. Pastaj ai tha: ”Një grua vie në formën e shejtanit dhe shkon në formë të shejtanit. Nëse dikush prej jush e sheh një grua e cila i pëlqen, ai duhet të shkojë tek gruaja e tij. Kjo ia largon atë që ai përjeton në veten e tij (ia shuan epshin).”1
Në këtë hadith ka disa dobi duke përfshirë:
1 – Ka udhëzim për t’u dëfruar me të njëjtin lloj sikurse atë që e dëshiron. Po kështu, një ushqim e zëvendëson një ushqim tjetër dhe një rrobë një rrobe tjetër.
2 – Ka urdhër për ta trajtuar pëlqimin epshsjellës me ilaçin më të mirë, domethënë të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij. Kjo ia largon epshin e tij për të parën. Në mënyrë të ngjashme profeti ﷺ i këshilloi të dashuruarit që të martohen me njëri-tjetrin dhe tha:
”Ne nuk kemi parë diçka aq të mirë për dy të dashuruar se sa martesa.”2
Martesa me personin të cilin je dashuruar është ilaç për dashurinë, e ky është një ilaç që e ka caktuar dhe ligjësuar Allahu.
1 Muslimi (1403).
2 Ibn Maxheh (1847). Autentik sipas Albani në ”Sahih-ul-Xhami´” (5200).