Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr (1013)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A i lejohet gruas që ti heq mustaqet e saj në qoftë se ato i ngjajnë mustaqeve të burrit?
Përgjigje: Shtoja që ajo ka edhe një mjekër si mjekra jote. Jo, asaj nuk i lejohet. Pyetja na kujton se disa dijetarë thonë se asaj i lejohet që të rruaj mjekrën e saj në qoftë se ajo i ngjason mjekrës së burrit. Unë them se asaj nuk i lejohet ta bëjë këtë fare:
وَرَبُّكَ يَخْلُقُ مَا يَشَاء وَيَخْتَارُ مَا كَانَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ سُبْحَانَ اللَّهِ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ
”Dhe Zoti yt krijon gjithçka që Ai do dhe zgjedh: asnjë zgjedhje nuk kanë ata (në ndonjë çështje). I pastër dhe i Lartësuar është Allahu mbi gjithçka që ata i mveshin e i ngjisin si shokë e të barabartë (me Të)!”1
Ajo gruaja vetë e ka krijuar veten me mjekër? Apo është Zoti i saj që e ka bërë atë? Është Zoti i saj i Cili e ka bërë atë! Pse ajo dëshiron që të ndryshojë krijimin e Allahut?
Ne e dimë se shumë burra nuk kanë mjekër (nuk iu del mjekra). Ata mund të jenë 40, 50 dhe 60 vjeçar dhe vdesin pa mjekër. Ai lejohet burrit të tillë që të vendosë një mjekër të rreme? Jo. Pse jo? E njëjta përgjigje. Sikurse Allahu mund të krijojë një grua me mjekër, Ai gjithashtu mund të krijojë një burrë pa mjekër. Kjo nuk ndodhë pa një qëllim; kjo ndodhë nga një urtësi e madhe. Kjo refuzon natyralistët të cilët thonë se çdo gjë e panatyrshme është një rastësi e natyrshme. Nuk ka rastësi të natyrshme, është vetëm siç thotë Allahu:
ذَلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ
”Kështu e ka paracaktuar i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdijshmi.”2
Ai ka dy caktime. Një caktim të përgjithshëm që është se burrat kanë mjekra, ndërsa gratë nuk kanë mjekër. Një tjetër caktim është veçanërisht se disa burra nuk kanë mjekër, ndërsa disa gra kanë mjekra. Kjo nuk është e paqëllimtë. Pse jo? Për shkak se Zoti ynë dëshiron që t’u tregojë të robërve të Tij:
فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ
”E vepron atë që dëshiron.” 3
Një grua që rruan mjekrën e saj është si burri që vë një mjekër të rreme sikurse gjykatësit anglezë. Kur ata hyjnë në seancë i vëjn mjekrat e rreme dhe kur ata dalin jashtë i heqin ato. Kështu veprojnë britanikët. Prandaj, ne duhet të lëmë krijimin e Allahut ashtu siç është përderisa ne nuk kemi leje nga Allahu për ta hequr atë.
1 28:68
2 36:38
3 85:16