Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mobilizimi në ushtri

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (589), min: 16:37

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse ushtria popullore në disa vende është vetëm një akt teatri, ajo është vetëm një kalim kohe në të cilën njerëzit nuk duhet ta harxhojnë kohën e tyre. Dhe në qoftë se ajo vërtetë e mëson popullin musliman si të përdorin armët para betejës me armikun, atëherë kjo është pa dyshim e mirë me kusht që të mos sjellë asnjë mëkat.

Sigurisht, ti përmende disa mëkate që ndodhin atje, por është më e rëndë se kaq. Gjenerali mund, për shembull, t’i jepë ushtrisë që është duke ushtruar detyra që shkaktojnë që koha e namazit të skadojë. Kjo është një mëkat i madh me të cilën mëkatet e tjera të përmendura nuk mund të maten. Prandaj, këto dy kushte duhet të përmbushen në mënyrë që t’i bashkohesh asaj.

Shpërndaje: