Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Modestia e Aishes (radijAllahu anha)

Imam Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail el-Bukhari (v. 256)

Burimi: Bukhari, hadithi nr 4753, Kitabu Tefsir

www.perlatmuslimane.com

Nga Ibn ebi Mulejke, Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) kërkoi leje për të vizituar Aishen (radijAllahu anha) para vdekjes së saj, kur ajo ishte në agoni. Ajo më pas tha: “Kam frikë se ai do të më lavdërojë shumë.” Asaj iu tha: “Ai është kushëriri i të dërguarit të Allahut ﷺ dhe një nga muslimanët më të mirë”. Pastaj ajo tha: “Lejo që ai të hyjë”. (Kur hyri) ai i tha: “Si ndihesh?” Ajo u përgjigj: “Në mirësi, nëse kam frikë (Allahun)”. Ibn Abbasi tha:” Në mirësi do jesh in shaa Allah, pasi ti je gruaja e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe ai nuk u martua me asnjë grua virgjëreshë përveç teje dhe për pafajësinë tënde, zbriti shpallje nga qielli”. Më vonë, Ibn ez-Zubejri hyri dhe Aishah i tha: “Ibn Abbasi erdhi tek unë dhe më lavdëroi shumë, por do të doja që të isha e harruar dhe të mos përmendesha fare.”

Shpërndaje: