Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (1)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa dijetarë kundërshtojnë besimin e drejtë, siç është çështja që ka të bëj me Mehdiun. Këtë e bëjnë për shkak se ata i mohojnë hadithet ehad1 në çështje të besimit. Cili është gjykimi për ta?
Përgjigjja: “Kjo gjë i falet atyre, për shkak se këtë e refuzojnë nga Ixhtihadi dhe qasja e gabuar. Refuzimi i tyre që ia bëjnë haditheve lidhur me Mehdiun nuk është sikurse refuzimi që mund ta bëjnë ndaj zbritjes së Isait birit të Merjemes (alejhis-selam). Zbritja e Isait (alejhis-selam) është konfirmuar edhe nga ajetet kuranore dhe në mënyre autentike në sunnet (jo në hadithe ehad).
Kur jemi tek hadithet që janë transmetuar rreth Mehdiut, dijetarët i kanë ndarë ato në tre lloje: 1) Autentike, 2) të mira, 3) të dobëta dhe të fabrikuara.
Mirëpo, mendimi i saktë është se ai do të vijë. Kjo ndodh kur bota është në nevojë për të pasi që ajo është mbushur me padrejtësi dhe ligësi.
Por Mehdiu sipas besimit të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit nuk është Mehdiu të cilin e presin Rafidat. Mehdiu të cilin e presin Rafidat është vetëm një fantazi dhe shpikje joreale. Ata besojnë se Mehdiu tani edhe në këtë kohë është në një shpellë në Irak dhe e presin çdo ditë që ai të dalë. Kjo nuk ka bazë as nga aspekti historik e as nga ai logjik (e lerë më nga aspekti Sheriatik).