Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mohimi i Mutezilivie

Imam Ebul-Hasan Ali bin Ismail el-Esh’ari (v. 324)

Burimi: el-Ibaneh, fq. 314-315

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

9 – Pohojnë se, ata që hyjnë në xhehnem do të mbeten aty. Në të kundërtën e asaj që thotë hadithi i të dërguarit:

“Allahu (Azze ue Xhel) do të nxjerrë nga zjarri njerëz të cilët janë djegur aty dhe janë bërë qymyr.” 1

10 – Ata mohojnë se Allahu ka fytyrë, edhe nëse Ai ka thënë:

كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ

”E do të mbetet vetëm fytyra e Zotit tënd, që është e madhëruar dhe e nderuar!”2

11 – Ata mohojnë se Ai ka dy duar, edhe pse Ai ka thënë:

مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ

“(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia?”3

12 – Ata mohojnë se Ai ka dy sy, edhe pse Ai ka thënë:

تَجْرِي بِأَعْيُنِنَا

”Që lundronte nën sytë Tanë.”4

dhe:

وَأَلْقَيْتُ عَلَيْكَ مَحَبَّةً مِّنِّي وَلِتُصْنَعَ عَلَى عَيْنِي

”E Unë të mbulova me dashurin Time dhe ti u rrite nën syrin Tim.”

”Çdo natë zbret Allahu (Azza ue Xhel) deri në qiellin e dunjasë dhe thotë deri në agim: ”A ka ndokush që kërkon që Unë ti jap atij? A ka ndokush që kërkon falje që Unë të fal?”6




1 Bukhari (806) dhe Muslimi (182).

2 55:26-27

3 38:75

4 54:14

5 20:39

6 Ahmedi (16745), Darimi (1/347), Ibn Khuzejmeh në ”et-Teuhid” (1/315), el-Axhurri (713), Ibn Ebi Asim (507), el-Lalekai (3/433) dhe el-Bejhaki në ”el-Esma ues-Sifat” (2/196). Autentik sipas Ibnul Kajimit në ”Mukhtasar-us-Saua’ik el-Mursalah” (2/234). Albani ka thënë:

Zinxhiri i transmetimit është autentik sipas kushteve të Muslimit.” (Dhilal-ul-Xhennah, fq. 206)

Shpërndaje: