Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340421.mp3
Pyetje: Një grua ka bërë dy lindje normale. Por në të dy rastet, fëmijët vdiqën dyzetë e pesë ditë pas lindjes. Mjekët thonë se embrionet në barkun e saj mund të kenë ndonjë sëmundje të rrallë e cila mund ta shkaktoj vdekjen e tyre. Pasi që ajo tashmë është prapë shtatzënë, dhe është në muajin e katërt, mjekët duan të marrin kapmione të fetusit për të parë nëse ai bartë të njëjtën sëmundje si fëmijët e mëparshëm. Nëse gjendja është e njëjtë sikurse e fëmijëve të mëhershëm të cilët i kishin vdekur pas lindjes, atëherë ata kanë ndërmend të bëjnë abort. Çfarë duhet të bëjë ajo?
Përgjigje: Nuk është e lejuar që të bëhet abort pasi që i është dhënë shpirti fetusit, ngase kjo është vrasje. Pra, veprimi i tillë nuk është i lejuar. Ajo duhet të mbështetet në Allahun dhe t’ia lë çështjen në dorë Allahut. Në qoftë se fëmija mbijeton, atëherë falënderoje Allahun dhe nëse ai vdes, të gjitha lutjet dhe rënkimet i drejtohen vetëm Atij!