Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (80 B)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nganjëherë ndodhin keqkuptime midis burrit dhe gruas, ku si rezultat i kësaj ai nuk bënë marrëdhënie me të dhe nuk flet me të dhe kur hyn në shtëpi, ai nuk e përshëndet atë. A është ky veprim në përputhje me sunnetin e të dërguarit ﷺ, kur është fjala për ta bojkotuar gruan? Si ishte metodologjia e të dërguarit ﷺ kur kishte mosmarrëveshje me gratë e tij?
Përgjigje: Është gabim që situata të shkojë aq larg në mes bashkëshortëve që ai ta bojkotoj atë në dhomën e gjumit dhe nuk flet me të. Profeti ﷺ ka thënë:
”Më i miri prej jush është ai që sillet më së miri ndaj familjes së tij dhe unë jam ai nga ju që sillet më së miri ndaj familjes së tij.” 1
Kur profeti ﷺ ishte në shtëpi, ai i bënte punët e shtëpisë derisa hynte koha e namazit. Burri nuk duhet ta bojkotojë gruan e tij edhe pse ajo bën gabim. Ai duhet të ketë sabër dhe të durojë me të. Profeti ﷺ ka thënë:
”Burri besimtar nuk duhet ta urrejë gruan besimtare. Nëse urren një sjellje të saj, do të jetë i kënaqur me sjellje tjera.” 2
“Silluni mirë me gratë, ngase gruaja është krijuar nga briri i lakuar dhe pjesa më e lakuar është pjesa e sipërme e saj. Nëse mundohesh ta drejtosh do ta thyesh atë dhe nëse e lenë të tillë ajo do të mbetet e shtrembër. Prandaj sigurohuni që të kujdeseni mirë ndaj grave.” 3
Bojkotimi e bën gjendjen edhe më keq. Ai duhet të të jetë i durueshëm dhe ta përballojë atë, të sillet mirë ndaj gruas së tij dhe të bisedojë me të në nivel me mendjen e saj, në mënyrë që gjërat të bëhen mirë. Është e mjaftueshme që tia japësh gruas një buzëqeshje për ta bërë atë që ti largohet hidhërimi. Në të kundërtën është e mjaftueshme që t’ia japësh një shiqim me fytyrë të mrrolët për ti dhënë neveri asaj. Burri duhet ti ketë parasysh këto situata në mënyrë që ai të mund të jetojë një jetë harmonike dhe të lumtur me gruan e tij.
1 Darimi (2/2260), Tirmidhi (3895) dhe Ibn Hibani (9/4177). Tirmidhi ka thënë: ”Hadithi është i huaj dhe autentik.”
Hadithi është autentik sipas Albanit në ”es-Sahihah” (285) dhe (1174).
2 Muslimi (1469).
3 Bukhari (3331) dhe Muslimi (1468) dhe formulimi është i Muslimit.